Me datë 03 Mars 2026, zyrtarët për Ndihmë Juridike Falas nga Zyrat Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, së bashku me përfaqësues të OJQ-ve partnere, morën pjesë në trajnimin me temë “Llojet dhe Ekzekutimi i Vendimeve sipas Ligjit për Konfliktet Administrative”.
Ky trajnim u organizua në kuadër të bashkëpunimit mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Akademisë së Drejtësisë, me përkrahjen e GIZ, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve dhe partnerëve që ofrojnë ndihmë juridike falas. Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dispozitat e Ligjit të ri për Konfliktet Administrative dhe shërbeu si një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e njohurive lidhur me zbatimin praktik të dispozitave të këtij ligji si dhe ekzekutimin e vendimeve në këtë fushë.
Trajnimi u zhvillua përmes një metodologjie që kombinon shpjegimet teorike me diskutime interaktive, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve.