Me datë 29 dhe 30 Prill 2026, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka realizuar me sukses trajnimin dyditor “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare”, i udhëhequr nga z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z.Malsor Kryeziu, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Me pjesëmarrjen e stafit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, ky trajnim ka ofruar një qasje të thelluar profesionale mbi kuadrin ligjor dhe praktikat gjyqësore që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare.
Në përmbyllje, pjesëmarrësve iu shpërndanë certifikatat, duke konfirmuar angazhimin e tyre që gjatë ofrimit të ndihmës juridike falas të zbatojnë praktikat profesionale në trajtimin e rasteve me qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore – familjare.