Më datë 15 Gusht 2024, zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas morën pjesë në trajnimin “Mbrojtja ndërkombëtare e azilkërkuesve dhe refugjatëve” i organizuar nga bashkëpunimi mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatës partnere CRP/K, me përkrahjen e UNHCR.
Gjatë këtij trajnimi janë trajtuar tema thelbësore, duke përfshirë:
- Rëndësinë e informacionit dhe këshillimit ligjor
- Masat mbrojtëse ndërkombëtare
- Kornizat ligjore dhe garancitë kombëtare
- Procedurat e detajuara të Përcaktimit të Statusit të Refugjatit (RSD)
- Modeli PEACE i intervistimit
Po ashtu diskutuan rreth sfidave si dhe u hap diskutim mbi rastet për studim praktik gjatë ofrimit të ndihmës juridike falas.