Më 23-24 Tetor 2023, Zyrtarë nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas së bashku me përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendëshme, Oda e Avokatëve, Organizatat Joqeveritare morën pjesë në trajnimin e përbashkët në Fushën e Azilit – Ndihma juridike dhe vendimmarrja kualitative, organizuar nga UNHCR, udhëhequr nga: z. Flip Schüller, Ekspert Ndërkombëtar.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me kornizen ligjore të Kosoves mbi ndihmen juridike falas me fokus në ndihmen juridike ndaj Azilkerkuesve dhe Refugjateve.