Më 20-21 Qershor 2023, Zyrtarë nga zyrat Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas së bashku me Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata Komerciale nga Kosova, Gjyqtarë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nga Shkolla e Magjistraturës nga Shqipëria morën pjesë në trajnimin e përbashkët për praktikën gjyqësore në çështje administrative.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: znj. Elvana Cicolli, gjyqtare në Gjykatën Administrative Shkalla e Parë – Eksperte nga Shkolla e Magjistraturës në Shqipëri, znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Kosovë dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte trajtimi i çështjeve aktuale nga praktika gjyqësore qoftë materiale ashtu edhe procedurale për harmonizimin dhe unifikimin e mendimeve që ka të bëjnë me lëndë nga gjyqësia administrative. Vëmendje e veçantë iu kushtua dilemave ose paqartësive gjatë procedurës të cilat po ndikojnë në zgjidhje të ndryshme ligjore për çështjen e njëjtë.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Ky trajnim u realizua nga Akademia e Drejtësisë me përkrahjen e GIZ.