Më datë 17 Korrik 2024, zyrtarët e Zyrave Rajonale dhe Mobile të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas morën pjesë në trajnimin “Regjistrimi i faktit të lindjes dhe shtetësisë – Kuadri Ligjor, Sfidat, Procedurat dhe Zgjidhjet” i organizuar nga bashkëpunimi mes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe organizatës partnere CRP/K, me përkrahjen e UNHCR.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me Instrumentet ndërkombëtare si dhe kornizen ligjore të Kosoves që trajtojnë regjistrimin civil/shtetësinë. Po ashtu diskutuan rreth sfidave në parashtrimin e kërkesave dhe në procedimin e rasteve gjatë ofrimit të ndihmës juridike falas.