E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas
Me dt. 02.12.2021 Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetjen të GIZ kanë mbajtur Fushatë Informuese për të drejtat e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas me akterët komunal: dhe palët kyçe të ndërlidhura që ofrojnë shërbime për qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe bashkëveprojnë me ZMNJF në Komunën e Lipjanit.
Qëllimi i përgjithshëm i fushatës informuese është promovimi i të drejtës për qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim dhe ka synim:
• Promovimi i qasjes në drejtësi dhe institucionin e ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;
• Identifikimi i sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, në Komunën e Lipjanit;
• Identifikimi i mundësive të reja për bashkëpunim midis aktorëve me rëndësi (në nivel lokal dhe në nivel qendror), me qëllim të avancimit të mëtejmë të qasjes në drejtësi për qytetarët.