Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vushtrri: Tryezë e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të

Sot me datë 20 Nëntor 2024, u organizua tryeza e rradhes e rrumbullakët me akterët komunal dhe OJQ-të me rastin e themelimit të Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Vushtrri. Kjo zyre ka për qëllim ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të kësaj komune cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre apo nëse bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.

z. Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas theksoi rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në komunen e Vushtrrisë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Zyres Mobile për Ndihmë Juridike Falas Vushtrri, akterëve komunal dhe organizatave jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi për të gjithë.

Panelist ishte edhe z. Agron Maxhuni, Gjyqtar Mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri i cili që nga fillimi e ka përkrahur Zyren Mobile për Ndihmë Juridike Falas Vushtrri nëpërmjet sigurimit të hapësirave të punës për këtë zyre në objektin e Gjykatës si dhe në vazhdimësi e ka mbështetur funksionimin e saj.

Ndërsa znj. Fatime Haziri, përfaqësuese nga Komunën e Vushtrrisë e ka cilësuar të nevojëshme hapjen e kësaj zyre që do tu shërbejë qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë në realizimin e të drejtave të tyre.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues nga Komuna e Vushtrrisë, Gjykata, Prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Zyra për mbrojtjen e viktimave, Shërbimi Sprovues, Zyra për punësim etj. si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale.

Zyra Mobile për Ndihmë Juridike Falas në Vushtrri, gjendet në Objektin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, kati 2, Zyra Nr.13, Vushtrri.

Telefono në: 044/232 – 480 ose kontaktoni në email adresën: info.anjf@rks-gov.net

Ky aktivitet është mbështetur nga OSCE.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors