Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të neneve 65(9) dhe 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 70.1 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 11 të Ligjit nr.04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, me dt 16.10.2020, me rekomandimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas me këtë përbërje:
Lyra Çela, nga Ministria e Drejtësisë
Hidajete Vokshi, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Jelena Krivcevic, nga Ministria për Komunitete dhe Kthim
Orhan Devaja, nga Ministria e Financave
Admir Salihu, nga Oda e Avokatëve,
Beshir Islami, nga Gjykata Supreme,
Nazife Jonuzi, nga Organizatat Joqeveritare (OJQ)
Me dt. 24.10.2020, është konstituuar Këshilli për Ndihmë Juridike Falas dhe Kryesues i Këshillit është zgjedhur Z. Beshir Islami – përfaqësues nga Gjykata Supreme, ndërsa zëvendës Kryesues Znj. Lyra Qela – përfaqësuese nga Ministria e Drejtësisë, po ashtu është bërë pranim dorëzimi i mandatit nga Kryesuesi i Këshillit paraprak për Ndihmë Juridike Falas Z. Feim Osmani.