Agjencia për Ndihmë Juridike Falas vazhdon të sjellë shërbimet juridike më pranë qytetarëve përmes Zyrës Mobile Lëvizëse në Komunën e Kllokotit/Klokotit, në kuadër të projektit “Voices of Justice” të UNDP.
Kjo nismë synon forcimin e qasjes në drejtësi, veçanërisht për komunitetet rurale dhe rastet e dhunës me bazë gjinore.