Me dt. 18.07.2022, znj. Anita Alaj Kalanderi, Drejtore Ekzekutive në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me organizatën joqeveritare OJQ ” Advancing Together” ( IT).
Qellimi i marrëveshjes është bashkëpunimi në mes të subjekteve të lartëcekura dhe bashkërëndimi i aktiviteteve për ndërgjegjsimin e personave të kthyer dhe personave të zhvendosur brenda vendit mbi rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, si dhe në ofrimin e ndihmës juridike falas nga ANJF-ja.
Memorandumi synon të promovoj përpjekjet e përbashkëta të dy palëve në mbështetjen e qasjes në drejtësi dhe ngritjen e kapaciteteve juridike.