Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

?Fushata “Derë më Derë” | Informim për të Drejtat Pronësore dhe Ndihmën Juridike Falas në Prelluzhë, Vushtrri

Në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas, organizata Advancing Together realizoi fushatën informuese “Derë më Derë” në fshatin Prelluzhë të Komunës së Vushtrrisë, me fokus te komunitetet jo-shumicë.

Gjatë kësaj fushate, përfaqësuesit e AT-së vizituan familjet në vendbanimet lokale dhe i informuan drejtpërdrejt qytetarët për:

▪️ Mundësinë për të përfituar ndihmë juridike falas përmes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF);

▪️ Procedurat dhe kushtet për qasje në këtë shërbim që garanton mbështetje juridike profesionale për të gjithë qytetarët, pa dallim.

▪️ Të drejtat e tyre pronësore;

Qëllimi i kësaj iniciative ishte të arrijë informacioni atje ku ka më shumë nevojë, duke fuqizuar qytetarët për të ushtruar të drejtat e tyre dhe duke siguruar qasje të barabartë në drejtësi, sidomos për ata që përballen me barriera sociale apo ekonomike.

Drejtësia fillon me informim. Ne shkojmë atje ku qytetarët janë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors